Fjalë Kyçe

Lajmi i mirë nga Kroacia: Tre rastet e prekura nga koronavirusi shërohen

Lajmi i mirë nga Kroacia: Tre rastet e prekura nga koronavirusi shërohen

Tre pacientë të parë në Kroaci, të sëmurë nga koronavirusi janë treguar negativë në testet për virus, ka thënë ministri kroat i shëndetësisë Vili Berosh.

Ata janë ende në karantinë, dhe nëse edhe testi i dytë me radhë del negativ, do të lirohen të shkojnë në shtëpi në afat prej 48 orësh, transmeton “Jutarnji.hr”.

Ministri Berosh sot në mëngjes ka publikuar se në Kroaci aktualisht nuk ka raste të reja të sëmurëve nga koronavirusit. Kështu që numri i të sëmurëve mbetet në 19, dhe të gjithë pacientët janë në gjendje të mirë dhe kanë simptome të lehta të sëmundjes.

Gjatë natës është publikuar edhe një testim ndaj koronavirusit, por rezultati ka dal negativ. Bëhet fjalë për një vogëlushe e cila shkon në një shkollë fillore në Zagreb. Këtë shkollë sot do ta vizitojnë epidemilogët, edhe pse mundësia e infeksionit është përjashtuar, ka thënë ministri kroat.