Pasi rastet e para të virusit korona u shfaqën edhe në Maldive, ishujt e tërë u karantinuan, ndërsa shumë turistë kanë mbetur të izoluar atje, duke iu vazhduar ‘pushimi’, derisa shpenzimet po ua heq hoteli ku po qëndrojnë.
Turistët po detyrohen të zgjasin pushimet e ëndrrave në Maldive, pasi dy punonjës të hotelit u testuan pozitivë për coronavirusin pas largimit të një italiani.
Ishulli Maldivian i Kuredu u izolua menjëherë pas kësaj, me 1427 persona. 699 prej tyre thuhet se janë mysafirë të kompleksit hotelierik ‘Kuredu Island Resort’, pjesa tjetër janë të punësuar.
Kujtojmë, që Coronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në çdo kontinent të botës, duke prekur tashmë 90 shtete. Mbi 100.00 persona rezultojnë të infektuar në të gjithë botën, dhe deri tani janë 4.000 raste vdekjeje. Ndërkohë, që 55.660 persona janë shëruar.
Pjesa dërrmuese e këtyre shifrave janë në Kinë, ndërkohë që Italia renditet e dyta në botë për numrin e të vdekurve, me mbi 600.