Në Serbi janë konfirmuar edhe shtatë raste të tjera të infeksionit me koronavirus kështu që numri i përgjithshëm i infektuarve është rritur në 31, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.
Deri në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm, gjithsej 214 persona janë testuar në laboratorin kombëtar të referimit të Institutit Torlak, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.