Fjalë Kyçe

“Simpsons” kishin parashikuar koronavirusin

“Simpsons” kishin parashikuar koronavirusin

Seria komike “Simpsons” kishte parashikuar më parë që Tom Hanks do të infektohet me virusin corona!

Aktori kishte dal në këtë seri më 2007, në versionin e ekrainit të madh e ku ai e kishte “izoluar” vetveten dhe kishte thënë “Nëse me shihni, mos me flisni”.

Seria komike vazhdimisht shquhet për parashikimin e ngjarjeve historike pasi që transmetohet që katër dekada.

Fansat e saj kanë parashikuar se ajo kishte parashikuar edhe coronavirusin në episodin e vitit 1993 në episodin e quajtur “Marge in Chains”, e ku paraqitet një virus që vije nga Lindja e Largët.

Më 2007, në filmin “The Simpsons”, Hanks ishte paraqitur vet dhe kishte thënë “Ky është Tom Hanks duke thënë se nëse e shihni atë, mos i flisni”, duke aluduar në atë se ai ishte infektuar me virusin në fjalë.

Simpsons njihet për parashikime të tilla. Ata e kishin parashikuar që Trump do të bëhet president, kishin parashikuar që do të zbulohet një peshk mutant me tre sy dhe kishin parashikuar ndërtimin e një ndërtese në formë piramide në Londër.