Fjalë Kyçe

Koronavirus/ Ekspertët japin kohën se kur mund të marrë fund pandemia

Koronavirus/ Ekspertët japin kohën se kur mund të marrë fund pandemia

Të gjithë këto kohë kanë ngritur pyetjen, kur do të përfundoj koronavirus? Në lidhje me këtë sëmundje që po alarmon botën, së fundmi dhe vendin tonë, kanë dhënë pak dritë ekspertët. Ata shprehen njëzëri se COVID-19 mund të qarkullojë edhe për disa muaj.

Virusi duket se ka zhvendosur shtrirjen e saj dhe është drejtuar drejt Euorpës, e cila po njeh një numër të frikshëm të infektuarish dhe viktimash, me Italinë të cilësuar si vatra më e madhe në këtë kontinent. Një ekspert mjekësor kinez tha se COVID-19, mund të gjej terren edhe për muajt e ardhshëm.

Duke folur në një konferencë shtypi nga qyteti i Guangzhou, Kinë, Zhong Nanshan, ish-presidenti i Shoqatës Mjekësore Kineze, që zbuloi dhe shpërthimin e SARS, në vitin 2003, tha se virusi mund të qarkullojë deri në verën e këtij viti.

“Zhvillimi i pandemisë globale parashikohet të vazhdojë të paktën deri në qershor” tha ai.

Ekspertë të tjerë e kanë mbështetur këtë teori të doktorit, duke u shprehur se koronavirus do të “shfaroset” brenda muajve të ardhshëm. Për këtë ato i referohen dhe të kaluarës, në kohën e SARS (I cilësuar nga ekspertët si I përafërt me koronavirusin e ri) kur ky virus arriti të infektojë më shumë se 8,000 mijë persona në të gjithë globin, por e humbi efektin mbi njerëzit kur temperaturat pësuan rritje. Sakaq, kujtojmë që si pasojë e virusit famëkeq në të gjithë botën deri më tani janë shpallur të infektuar 167,805 persona ndërsa 6,485 kanë humbur jetën.