“Virusi ka hyrë në trupin tim dhe ka mbytur edhe babanë tim. Ai po hyn edhe te ju, po ju merr të gjithëve, i merr mushkëritë dhe rrugët e kanalit respirator”, kështu fillon rrëfimin Giani Zampina, 40-vjeç nga Torino i Italisë, që së fundmi është infektuar me coronavirus dhe përmes rrjeteve sociale dëshiron të gjithëve t’ua shpjegoj përvojën dhe t’iu bënë thirrje të kenë kujdes.
“Edhe unë jam si të tjerët, e kam nënvlerësuar coronavirusin. Duhet ta kuptoni se nuk është lojë”, thotë Giani Zampino në apelin e tij të dytë, duke shtuar se: “duhet të jemi të kujdesshëm të qëndrojmë nëpër shtëpi me familjet tona”, transmeton Telegrafi.
Videoja në të cilën 40-vjeçari tregon përvojën e tij transmetohet live nga qendra e kujdesit intensiv në Torino, dhe ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik në Itali, kjo për faktin se coronavirus ka ngritur në këmbë tërë Italinë.
“Natën e kaloj me bombola të oksigjenit, nuk po mund të fle, jeta më është kthyer mbrapsht. Do të doja që askush të mos e shijoj vuajtjen që po e ndjej unë, sepse është si skenat e filmit horror”, ka shtuar ai.
“Për fat të keq ende nuk po mund të marrë frymë pa ndihmën e maskës me oksigjen dhe duhet ta bartë një lloj helmete që më mundëson frymëmarrje të lehtë. Dua ta filmoj këtë video sepse po e shoh që njerëzit po mendojnë ende se ky virus kalon lehtë, por ai në fakt më ka shkatërruar jetën”, thotë ndër tjera 40-vjeçari.
Ai ka folur edhe për atë se si disa ditë më parë jeta e tij ishte e përkryer, por që për pak orë ndryshoi gjithçka.
“Kam punuar si menaxher, jam kujdesur për babanë, jam marr me sporte të ndryshme. Më duhet të pranoj se e kam nënvlerësuar këtë virus sikurse shumica.
Mendoja se bëhet fjalë për fushatë politike dhe ushtarake, mashtrim e gjëra tjera të tmerrshme. Ky virus është futur në trupin tim dhe gjithashtu më ka mbytur personin më të dashur në jetën time – ai ishte babai im. Të gjithë po thonë se ky virus është i rëndomtë sikurse një grip. Mund të them se nuk është ashtu.
Ai futet në trupin tuaj, ju merr, ua merr mushkëritë dhe rrugët respiratore. Ajo çfarë është më e keqja është se si mund ta mundni kundërshtarin kur nuk e njihni. Ju bëjë thirrje të jeni të kujdesshëm të qëndroni nëpër shtëpi me familje, shikoni filma, lexoni ndonjë libër apo thjesht argëtohuni nëpër rrjetet sociale. Vetëm duke ndjekur këto këshilla mund tas rikthejmë jetën në duart tona”, dëgjohet duke thënë në video Zampina.