Fjalë Kyçe

Japonezi infektohet për herë të dytë nga koronavirusi, dy javë pasi u shërua

Japonezi infektohet për herë të dytë nga koronavirusi, dy javë pasi u shërua

Dy javë pasi u shërua nga infeksioni, një burrë japonez ka dalë pozitiv në testet për coronavirus për herë të dytë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, burri në 70-tat e tij, u shërua nga Covid-19, pasi fillimisht u prek nga virusi në anijen e lundrimit Diamond Princess, në shkurt.

Raportohet se ai ishte trajtuar në Tokio, ndërsa u lejua të kthehej në shtëpinë e tij në Mie, pasi testi i tij i fundit doli negativ.

Mirëpo, siç thuhet edhe në mediat e huaja, ai u ndje përsëri i sëmurë, ndërsa kishte ethe me temperaturë, ndërkohë ai u diagnostikua me coronavirus për herë të dytë të shtunën.

Kohë më parë, një grua japoneze ishte ri-infektuar nga virusi vetëm dy javë pas shërimit, ngjashëm me rastin e fundit.

Patrick Vallance, këshilltari kryesor shkencor i qeverisë dhe Chriss Whitty, këshilltari kryesor mjekësor, i kryeministrit britanik Boris Johnson, siguroi publikun britanik që të infektuarit të zhvillojnë imunitetin ndaj trupit të tyre.

Vallance ka shtuar se megjithëse është i rrallë ri-infektimi nga coronavirusi, ekzistojnë gjasat që kjo të ndodhë.