Kina ka raportuar se nuk raste të reja të infektimit me coronavirus për herë të parë pas shpërthimit të pandemisë.
Në një konferencë të enjten në mëngjes, zyrtarë të Komicionit Shtetëror të Shëndetësisë njoftuan se janë vetëm 34 raste të reja në 24-orët e fundit dhe të gjitha rastet kanë ardhur jashtë Kinës si dhe tetë të vdekur në provincën Hubei ku virusi është shfaqur për herë të parë.
Nuk ka pasur raste të reja të raportuara në këtë provincë ditën e djeshme.
Ky moment historik ka të ngjarë të mbahet si provë e sukesit të vazhduar të Kinës për të kontrolluar shpërndarjen e virusit.
Vetëm muajin e kaluar në Kinë janë raportuar mijëra raste me virus çdo ditë dhe konsiderohej si një nga shtetet me rrezikun më të madh të infeksioneve me virus në botë, shkruan CNN.