Afati zgjatet deri në fund të prillit Ministria e Financave dhe Transfereve, me qëllim të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me koronavirus ka vendosur me efekt nga data e sotme që të zgjatet deri më 30 prill afati për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore.
Po ashtu sipas këtij vendimi do të zgjatet edhe afati deri në fund të prillit edhe trajtimi dhe vendosja lidhur me kërkesat për rimbursime, që ndërlidhen me zbatimin e legjislacionit tatimor në fuqi.
Inkurajohen të gjithë tatimpaguesit të cilët nuk janë të afektuar negativisht në aspektin financiar, të vazhdojnë kryerjen e obligimeve tatimore sipas mundësive të tyre.