Greqia është tronditur sot një tërmet i fortë me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter, rreth 47 km nga Janina.
Tërmeti me thellësi 10 km u ndje në disa qytete në jug të Shqipërisë, madje edhe në Tiranë. Bëhet me dije se ka disa dëme të vogla në disa fshatra afër epiqendrës.
Në fshatin Kanalaki të Greqisë regjistrohen disa dëme me shtëpi të rrëzuara, ndërsa ka edhe rrëshqitje shkëmbinjsh në rrugën nacionale. Në disa fshatra të zonës është ndërprerë energjia elektrike.