Ministria e Shëndetësisë në Spanjë, ka bërë të ditur se numri se coronavirusi ua ka marrë jetën 324 personave në 24 orët e fundit, duke e ngritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga 1,002 në 1,326.
Përhapja e sëmundjes është shtuar në masë të madhe brenda një kohe të shkurtër, duke u ngritur nga pesëmijë, në 24,926 persona, transmeton Telegrafi.
Njoftimin për shtimin e rasteve të vdekjeve, e ka bërë kryeministri spanjoll, Pedro Sancez para se të njoftonte për 31 mijë njerëz që janë gjobitur, sepse nuk e respektuan karantinën dhe bllokadën e kërkuar nga qeveria.
Derisa, Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se 305 persona janë arrestuar, për mos bindje ndaj urdhrave për të qëndruar mbyllur.
Për të parandaluar përhapjen e coronavirusit, policia po i kontrollon personalisht të gjithë kalimtarët, me dyshimin se nuk janë duke shkuar për të blerë gjëra ushqimore apo barna.
Forcat policore e kanë identifikuar një grup, që ndërroheshin në radhë për ta shëtitur të njëjtin qen, ndërsa policia e ndaloi një aheng privat në klubin e një hotel në kryeqytetin spanjoll.