Fjalë Kyçe

Kohë pandemie, Angela Merkel i bën vetë blerjet në market

Kohë pandemie, Angela Merkel i bën vetë blerjet në market

Ka vetëm një paketë të vogël letre higjienike në karrocat e blerjes, katër shishe verë (Ricossa). Edhe në kohën e koronavirusit, Angela Merkel vazhdon të bëjë pazar.

Kancelarja vesh të njëjtën kostum pantallonash blu si kur i foli kombit në TV një ditë më parë shkruan RTL, transmeton IndeksOnline.

Merkel është një mysafir i rregullt në tregun HIT Ullrich në Berlin.

Punonjësit kishin raportuar më parë se ajo vjen shpesh aty dhe gjithmonë mban vetë çantat e blerjeve. Përveç letrës së tualetit dhe verës, ajo këtë herë bleu edhe xhel të dushit “Sebamed”.

Është inkurajuese të shikosh që kancelarja shkon në supermarket si çdo qytetar tjetër, edhe në kohë të një pandemie. Mund të shpresojmë vetëm se ajo ishte në gjendje të mbante një distancë të sigurt prej dy metrash.