Në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë personi i infektuar me virusin COVID 19, i cili është nga Duminca e Podujevës.
Lajmin për vdekjen e tij e ka publikuar familja përmes një postimi në Facebook.
Viktima është një 86-vjeçar, babai i të infektuarit të parë nga kjo familje, që kishte ardhur nga Italia.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ka shkuar në 31 numri i personave të prekur me coronavirus në Kosovë.
Rasti i fundit që ka rezultuar pozitiv është thënë të jetë një 31-vjeçar nga fshati Senik i Malishevës.