Numri i personave që kanë humbur jetë si pasojë e koronavirusit në Britaninë e Madhe ka shkuar tashmë në 281. Numri i viktimave është rritur së fundmi, pasi një 18-vjeçar humbi jetën si pasojë e Covid-19.
Numri i të infektuara në total ka shkuar në 5,683. Sipas autoriteteve të shëndetit në vend, rreth 37 persona që kanë humbur jetën kanë qenë nga 18 deri në 102 vjeç dhe kanë pasur probleme të më parshme shëndetësore.
Të dielën, 7 vdekje janë njoftuar në Wales, ndërsa 4 të tjerë u njoftuan në Skoci e një në Irlandën Veriore. Një nga mjekët e spitalit ku ishte i shtruar pacienti që ndërroi jetë njoftoi:
Në konfirmojmë se për fat të keq, një pacient që po trajtohej për probleme të rënda shëndetësore ka ndërruar jetë në University Hospital, Coventry.”
Kryeministri i vendit, Boris Johnson i ka paralajmëruar njerëzit që nuk po ndjekin rregullat për distancim social të mos dalin nga shtëpia pasi janë duke “vënë në rrezik jetët e personave të tjerë.”