Ka shumë të panjohura për koronavirusin, përfshirë nëse gratë shtatzëna që kapin virusin mund ta kalojnë atë tek fëmija i tyre i palindur.
Tani, një studim paraprak sugjeron që virusi, i njohur si COVID-19, mund të mos transmetohet gjatë shtatzanisë, transmeton Gazeta Shneta.
Sidoqoftë, studimi ishte i vogël dhe përfshinte vetëm gratë shtatzëna në tremujorin e tretë që lindën përmes lindjes me prerje cezariane.
Më shumë studime janë të nevojshme për të konfirmuar gjetjet dhe për të parë nëse ato aplikohen në grupe të tjera të grave shtatzëna.
Ka disa raste që foshnjat kanë lindur me virus por nuk është e qartë nëse transmetimi ka ndodhur në bark ose pas lindjes nga kontakti i ngushtë me persona.
Disa infeksione mund të kalojnë nga nëna tek fëmija gjatë shtatzanisë, megjithëse saktësisht se si ndodh kjo është e paqartë dhe nuk duhet ende nëse koronavirusi mund të bartet në këtë mënyrë.