Pamjet e tmerrshme nga brenda një spitali spanjoll tregojnë pacientë të prekur me koronavirus, të shtrirë në dyshemenë e një korridori teksa presin të kontrollohen nga stafi mjekësor.
Videoja e siguruar nga El Mundo tregon pacientë që kollisin në afërsi të mjekut, derisa të tjerë qëndrojnë të shtrirë në dysheme, transmeton lajmi.net.
Skenat u regjistruan në Spitalin Infanta Leonor dhe Spitalin Severo Ochoa de Leganes në kryeqytetin spanjoll Madrid, sipas El Mundo.
Videoja, e cila u raportua të jetë vend, u shpërnda në internet për t’i nxitur njerëzit të ndiqnin masat e distancimit shoqëror që zbatohen në vendet në të gjithë botën.
Madridi ka regjistruar 58 përqind të vdekjeve të vendit dhe kriza e ka sjellë sistemin e kujdesit shëndetësor në prag të kolapsit.