Fjalë Kyçe

Iraku zbulon vaksinën kundër koronavirusit?!

Iraku zbulon vaksinën kundër koronavirusit?!

Autoritetet e shëndetësisë në Irak pretendojnë se e kanë zbuluar ilaçin dhe vaksinën kundër koronavirusit. Këtë lajm fillimisht e ka shpërndarë hoxha nga Tirana Ahmet Kalaja, kurse është konfirmuar edhe nga studiuesi i botës arabe, profesori nga Prishtina, Mustafë Bajrami.

Postimi i plotë i Bajramit:

Lajmërim (me urgjencë)!

Ka shumë miq që po më pyesin në lidhje me vërtetësinë e ajmit të cilin e ka postuar Hoxhë Ahmet Kalaja në murin e tij në Facebook. Lajmi ka të bëjë me zbulimin e ilaçit (vaksinës) kundër koronavirusit nga mjekët irakian në Bagdan.

Në fillim nuk e mora për serioz. Mbase, disave u thashë se mund të jetëi rrejshëm, ose dikush është duke e përdorur emrin e hoxhës për dezinformime.

Megjithatë, kur filloi të shtohet numri i të interesuarve, sa më nuk po arrij të punoj në komjuter, shikova në murin e Hoxhës, pastaj nëpër disa gazeta irakiane, pastaj televizionin irakian, e në fund edhe atë çka ka thënë Ministria e Shëndetësisë Irakiane.

Sipas të gjitha këtyre burimeve, lajmi është i vërtetë. që i bie se mjekët irakian përfundimisht kanë zbuluar ilaçin kundër koronavirusit.

Mbetet të kondirmohet edhe nga autoritete botërore të shëndetësisë. Deri atëherë, neve na mbetet që të lutemi që ky lajm të jetë i vërtetë, dhe se, njerëzimi po kurtaliset nga një tragjedi e mundshme që e kishte në derë…!

O Allah, bëre të vërtetë këtë lajm…!