Miliona komplete të testeve ndaj koronavirusit mund të jenë të gatshëm për t’u porositur në Amazon, sipas Public Health England.
Mendohej se të ashtuquajturat testet e antitrupave, të përshkruara si një ‘ndërrues situate nga Boris Johnson, nuk do të ishin në dispozicion për javë ose muaj, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Kjo për shkak se shefat e shëndetit në Britani të Madhe nuk ishin të sigurt se ishin mjaft të besueshme. Aktualisht testet japin diagnozën e saktë vetëm tetë nga dhjetë herë.
Por profesori Sharon Peacock, drejtori i Shërbimit Kombëtar të Infeksionit në PHE, u tha deputetëve sot qeveria kishte blerë 3.5 milionë teste që do të jenë në dispozicion në ‘të ardhmen e afërt’.
Nuk është bërë e ditur nëse do jenë në dispozicion edhe për shtetet e tjera këto lloj kitesh.
Shëndeti Publik i Anglisë nuk sqaroi nëse testi ishte falas ose nëse pacientët e dyshuar do të duhet të paguajnë.