Fjalë Kyçe

Mbi 20 mijë të vdekur nga koronavirusi në mbarë botën

Mbi 20 mijë të vdekur nga koronavirusi në mbarë botën

Koronavirusi, sipas shifrave aktuale të publikuara nga platforma Worldometers, ka arritur të marrë jetën e 20 mijë personave në mbarë botën.

Virusi pandemik, i njohur si COVID-19, ka lënë të vdekur mbi shtatë mijë persona vetëm në Itali, duke u bërë kështu vendi me numrin më të madh të vdekjeve në botë, sipas platformës, shkruan lajmi.net.

Nga po i njëjti burim bëhet me dije se numri i rasteve me virusin, që ka kapluar mbi 190 vende të botës, ka arritur në 457 mijë, gjegjësisht gati 50 mijë të prekur për një ditë.

Vetëm gjatë ditës së djeshme ishin shfaqur në mbi 100 mijë raste të prekura me koronavirusin e ri në mbarë botën.

Vendet të cilat po pësojnë ngritje të rasteve me COVID-19 dhe vdekje si pasojë e virusit në fjalë janë SHBA-të dhe Spanja.

Aktualisht, janë shfaqur 61 mijë raste dhe 841 vdekje vetëm në SHBA, derisa Spanja ka regjistruar gjithsej 47 mijë raste, bashkë me 433 vdekje.

Worldometers bën me dije se mbi 110 mijë njerëz janë kuruar nga sëmundja, gjegjësisht një në katër persona e kanë imunizuar atë.

OBSH ka paralajmëruar se vatra tjetër e “nxehtë” e koronavirusit mund të jenë SHBA-të.