Për 24 orë, në Itali kanë vdekur 969 persona si pasojë e koronavirusit.
Pasojat që COVID-19 po lë në Itali janë të tmerrshme. Këtë të premte është shënuar për fat të keq një numër rekord të vdekurish.
Në vetëm 24 orë kanë humbur jetën 969 persona.
Një shifër e tmerrshme, e pakrahasueshme me çdo të dhënë në ditët e fundit.
Në raport me ditën e enjte, janë shënuar rreth 250 viktima më shumë.
Shifrat më të tmerrshme vijnë sërish nga Lombardia me mbi 560 viktima vetëm në orët e fundit. Tani shifra totale e te vdekurve ne vendin fqinj është 9134.
Ndërkohë numri I rasteve të reja vetëm këtë të premte është 4401 pak a shumë në të njëjtën linjë me një ditë më parë.
66 mijë e 414 janë aktualisht të sëmurë nga të cilët 3742 janë në terapi intensive.
Autoritetet italiane raportuan se janë 10 e 950 persona te shëruar deri me tani nga COVID-19.