Ndërsa numri i rasteve të coronavirusit vazhdon të rritet në të gjithë botën, pozitiviteti është i vështirë të gjendet.
Ne jemi në një sulm të një krize globale shëndetësore që mund të zgjasë me javë, nëse jo me muaj.
E megjithatë ka shumë arsye për të shpresuar, shkruan BBC.
Ndërsa pandemia është thelluar, më e keqja e krizës ka nxjerrë më të mirën e njerëzimit, transmeton Telegrafi.
Punëtorët e kujdesit shëndetësor janë duartrokitur në të gjithë botën.
Mjekë, infermierë dhe punonjës të tjerë të kujdesit shëndetësor kanë qenë në vijën e parë të luftës kundër coronavirusit.
Nga më shumë se 620,000 njerëz të infektuar nga virusi globalisht, rreth 139,000 janë shëruar, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins. Këto rikuperime mund t’i atribuohen, pjesërisht, përpjekjeve heroike të punonjësve të kujdesit shëndetësor.
Për ta pranuar këtë, njerëz në të gjithë botën, përfshirë Italinë dhe Spanjën, Francën dhe Indinë, kanë dalur nëpër rrugë dhe ballkone për t’i përshëndetur ata. Shembulli i fundit ka ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar të enjten, kur njerëzit shkuan në ballkonet e tyre dhe në dritaret e tyre për ti duartrokitur ata.
Kina po i heq kufizimet.
Për momentin, të paktën, Kina duket se beson se ka sjellë nën kontroll urgjencën e saj me coronavirusin. Shumë pak raste të rritura në shtëpi, por edhe ato që i ka pasur, kanë ardhur nga vendet e tjera.
Kjo do të thotë që qeveria kineze po fillon të lehtësojë disa prej kufizimeve që vendosi për të penguar përhapjen e virusit.
Më 25 mars, provinca Hubei e Kinës hoqi kufizimet e udhëtimit. Bllokimi në Wuhan, i cili filloi në janar, është planifikuar të lehtësohet më 8 prill.
Ndërsa hiqen kufizimet, ekziston frika për një valë të dytë të infeksioneve në Kinë. Por tani për tani, Kina po ndërmerr hapa provues drejt rikthimit të normalitetit.
Italia mund të jetë duke e kaluar këtë gjendje të rëndë.
Në fillim të kësaj jave, Agjencia e Mbrojtjes Civile në Itali tha se vendi ishte në “një fazë të dukshme stabilizimi”. Kjo për shkak se për katër ditë rresht, vendi raportoi se numri i të infektuarve nuk është duke u rritur, pavarësisht se ka shumë vdekje. Ndërsa sot, në Itali kishte më pak vdekje sesa dje, dhe kjo është parë në mediat italiane si një lajm shpresëdhënës në këto ditë të vështira.
Progresi shkencor vazhdon.
Bota po mbështetet tek shkencëtarët për të zhvilluar një vaksinë në mënyrë që njerëzit të mos sëmuren nëse ekspozohen ndaj virusit.
Disa vaksina janë në zhvillim e sipër, dhe disa prej tyre tashmë janë testuar edhe te njerëzit. Realisht, ekspertët thonë se një vaksinë nuk do të jetë e gatshme për të paktën një vit deri në 18 muaj.
Por ndërsa shkencëtarët garojnë të zhvillojnë një të tillë, gjithnjë e më shumë po zbulohen gjëra të reja për virusin.
Fryma e bashkësisë dhe aktet e mirësisë janë në lulëzim.
Edhe pse coronavirusi po i mban njerëzit larg, komunitetet janë duke u mbledhur kur dikush ka nevojë. Në të gjithë botën, aktet e mirësisë dhe solidaritetit janë rritur shumë.
Në Mbretërinë e Bashkuar, qindra mijëra njerëz janë regjistruar për t’u bashkuar me ushtrinë vullnetare të NHS. Stephen Powis, drejtori mjekësor i NHS në Angli, tha që kishte pasur “shpërthime të altruizmit”.