Një fëmijë në Illinois nën moshën 1 vjeçare ka vdekur pas testimit pozitiv për koronavirus.
“Nuk ka ndodhur më herët që një fëmijë të vdes nga COVID-19”, tha drejtori i Shëndetit Publik, Ngozi Ezike.
Fëmija ishte në mesin e 13 vdekjeve të reja që regjistroi Illinois, duke e çuar numrin në 47.
657,691 raste me koronavirus janë shënuar në mbarë botën derisa 30,438 kanë humbur jetën.
Ndërkohë SHBA prin me numrin e të infektuarve me 119,748 raste.