220 mijë euro janë shpenzuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), për udhëtimin 3 ditorë në Bienalen e Venedikut.
Plotë 31 zyrtarë të kësaj ministrie kanë udhëtuar për në edicionin e 58-të të Bienales së Venecias, ku Kosova ka marrë pjesë me veprën “Family Album” të artistit Alban Muja.
Kësaj radhe ‘gardianë’ të artistit që përfaqësoi Kosovën, ishin që nga ministri i MKRS-së e deri te zyrtari i sigurimit të tij dhe zyrtarja e personelit.
Insajderi, ka siguruar të plotë, listën e personave që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje, ndërsa më poshtë po sjellim të listuar një e nga një këta pjesëmarrës që shfrytëzuan paranë publike:
Nga kabineti i Ministrit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporti, në Bienale kanë marrë pjesë:
Kujtim Gashi – Ministër
Samir Hoxha- Shefi i Kabinetit
Frederika Morina – Këshilltare e Ministrit
Saranda Xhuraj – Zyrtare e Larte e Protokollit
Edona Spahiu – Asistente Ekzekutive e Ministrit
Granit Shosha – Zyrtar medial
Gëzim Gashi – Asistent i Ministrit
Ylber Kryeziu – Zyrtar Sigurimi i Ministrit
Ministri Gashi dhe shefi i kabinetit të tij Samir Hoxha, kanë marrë edhe bashkëshortet në këtë udhëtim.
Mirëpo, nga MKRS, për Insajderin kanë sqaruar se bashkëshortet e tyre, kanë udhëtuar me shpenzime vetanake.
“Sa u përket bashkëshorteve të zyrtareve, të gjithë kanë udhëtuar me shpenzime vetanake, pa përjashtim”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Nga MKRS kanë marrë pjesë:
Feim Hoxha – U.D. Drejtor i Departamentit te Kulturës
Brikena Mulliqi – Drejtoreshe DIEKP-së
Genta Kryeziu – Zyrtare e Personelit
Dhurata Ramosaj – Koordinatore e Galerisë së Ministrisë së Kulturës
Drilona Belallari – Zyrtare Ligjore në QKK
Nga Galeria Kombëtare e Kosovës (GKK) kanë marrë pjesë:
Arjeta Miftari – Anëtare e Këshillit Drejtues në GKK
Lorik Sylejmani – Anëtar i Këshillit Drejtues
Malbore Krajku – Anëtare e Këshillit Drejtues
Taulant Balaj – Sekretar i Këshillit Drejtues
Naim Spahiu – Koordinator i ekspozitave
Lirije Buliqi – Zyrtare e Lartë Administrative
Mexhide Maxhuni – Zyrtare e financave
Ekipi i Bienales së Venedikut:
Arta Agani – Komisionere
Engjell Berisha – Asistent Komisioner
Alban Muja – Artisti përfaqësues
Vincent Honore – Kuratori i Bienales
Anya Harrison – Asistent Kurator
Arlinda Hajrullahu – Koordinatore për medie & PR
Khuroum Ali Bukhari – PR ndërkombëtar
Jeta Dobranja – Dizajnere
Ilir Gorani – Ing. i zërit dhe videos
Arben Llapashtica – Fotograf
Liridon Metushi – Editues i videos
Sipas përgjigjes së Ministrisë së Kulturës për Gazetën Insajderi, të gjithë këta zyrtarë të MKRS-së dhe GKK-së kanë qenë të përfshirë në mënyra të ndryshme në mbarëvajtjen e procesit të përgatitjes dhe të finalizimit të pjesëmarrjes së Republikës së Kosovës në Bienalen e Venedikut.
Ndërsa ata kanë lënë të hapur mundësinë që do të ketë edhe pagesa tjera, pasi që, në përgjigjen e tyre thuhet:
“Shuma totale e pagesave të realizuara deri më tani nga MKRS për pjesëmarrje në Bienale është rreth 220 000 €, përfshirë këtu edhe pagesën e qirasë së Pavijonit të Republikës së Kosovës në Bienalen e Venedikut. Ndërsa, mëditjet dhe shpenzimet tjera janë paguar konform rregulloreve në fuqi”.
Mirëpo, ata nuk kanë treguar saktë, se çfarë kanë bërë këta pjesëmarrës në Bienalen e Venedikut.