Ish-presidenti i Marseille-s në Francë, Pape Diuf, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare për shkak të koronavirusit.
Familjarët e tij dhe klubi francez konfirmuan lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ditën e martë.
Diuf ka qenë president i Marseille-s nga viti 2005-2009, ndërsa kishte shtetësinë senegaleze dhe franceze.
Ditën e fundit ai ishte shtruar në spital për shkak se ishte infektuar me COVID-19, ndërsa nuk mundi ta fitonte këtë luftë.
Diuf u bë personi i parë që humb jetën për shkak të koronavirusit në Senegal. Presidenca e tij te Marseille korrespondon me kohën që ka luajtur si futbollist ish-kapiteni i kombëtares Lorik Cana.