Pesë persona kanë ndërruar jetë brenda një dite në Serbi të cilët ishin të prekur me koronavirus.
Pesë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit në Serbi, duke ngritur kështu bilancin e përgjithshëm në 28.
Lexo edhe:
Vdes nga koronavirusi një zyrtar i qeverisë serbe
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 160 raste të tjera dhe numri i përgjithshëm i infektuarve është 1.060, njoftuan sot autoritetet shëndetësore serbe, transmeton KosovaPress.