Një patrullë ushtarake amerikane ka bllokuar një kolonë ushtarake ruse që të përdorë një autostradë kryesore në veri-lindje të Sirisë dy ditë më parë.
Disa foto të publikuara në mediat sociale kanë përshkruar automjete amerikane Oshkosh M-ATV që ndërhyjnë dhe bllokojnë automjete të blinduara ruse, përgjatë rrugëve strategjike në verilindje të Sirisë.
Një kolonë ushtarake ruse u përpoq të kalonte një pikë kontrolli amerikan, por ngeci në baltë në një fushë.
Automjetet e blinduara ruse Tigr dhe transportuesi i blinduar i personelit BTR-82A u përpoqën të anashkalojnë pikën e kontrollit, por ngecën në baltë dhe u desh të nxirrej me një automjet të blinduar.