Dy persona janë vrarë dhe së paku katër të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi me thikë në pjesën juglindore të Francës.
Kryetari i qytezës Romans-sur-Isere tha se njerëzit ishin duke pritur në radhë para një dyqani kur u sulmuan nga një person.
Raportohet se njëri nga të plagosurit ndodhet në gjendje kritike, transmeton Gazeta Express.
Policia franceze njoftoi se në lidhje me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar. Nuk dihet ende motivi i sulmit.
Thuhet se sulmuesi ka bërtitur “Allahu Akbar” para se t’i therte viktimat, raporton “Daily Mail”.