Turqia do të ndërtojë dy spitale në Stamboll secili me nga 1,000 shtretër për të trajtuar pacientët me coronavirus. Në një fjalim televiziv, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha që Turqia ka mobilizuar të gjitha masat për të luftuar pandeminë.
“Spitalet do të përfundohen brenda 45 ditëve, dhe do t’i hapim ato për shërbimin publik”, ka thënë Erdogan.
Raportohet se njëri nga spitalet do të ndërtohet në zonën e ish-aeroportit ndërkombëtar të qytetit që ishte i vendosur në anën evropiane, ndërsa tjetri në Sancaktepe në anën aziatike të Stambollit.
“Me masat aktuale si dhe ato shtesë, ne do ta kapërcejmë këtë pandemi”, ka shtuar Erdogan.