Tre pacientë me koronavirus kanë vdekur në një burg në Turqi.
Tre të burgosur në Turqi kanë vdekur nga Covid-19, tha ministri i drejtësisë i Turqisë ndërsa njoftoi rastet e para të të dënuarve të diagnostikuar me sëmundje, raporton The Guardian, transmeton lajmi.net.
Një total prej 17 të dënuarve në pesë burgje të hapura kanë kontraktuar virusin, u tha Abdulhamit Gul gazetarëve në Ankara të hënën.
“Tre prej tyre për fat të keq vdiqën gjatë trajtimit në spital”, tha ai.
13 nga të dënuarit e sëmurë janë në gjendje të mirë në spital, tha Gul, por një i burgosur me një gjendje kronike mbetet në kujdesin intensiv.
Ai nuk dha detaje të mëtejshme se ku ishin të burgosurit por këmbënguli se ishin marrë masat paraprake të nevojshme në çdo burg.
“Nuk ka raste pozitive në burgjet e mbyllura,” këmbënguli ai.
Turqia ka afro 57,000 infeksione nga Covid-19 dhe rreth 1.200 njerëz kanë vdekur, sipas shifrave të ministrisë së shëndetësisë të botuara të dielën.