Dashi21 Mars – 19 Prill
Një kurs online do të jetë një mundësi e mirë për ju që të eksperimentoni me idetë e çmendura. Me ndihmën e instruktorit ju do të krijoni një tregim, pikturë, këngë apo dizajn. Jeni krijues i mirë dhe do të gjeni dy teknika të mira. Një ëndërr fëmijërie është afër realizimit. Mos i thoni vetes se është vonë për të realizuar këtë ëndërr. Dikush me përqendrimin dhe pasionin tuaj do ta arrijë synimin. Mos u shqetësoni se çfarë thonë të tjerët dhe vazhdoni të ndiqni ëndrrën.
Demi20 Prill – 20 Maj
Mos dyshoni në aftësinë tuaj që të fitoni para. Nëse dëshironi të krijoni një biznes, zgjidhni një fushë të bukurisë. Dashuria juaj për luksin do të joshë shumë myshterinj për produktet që dëshironi. Prezantimi i talentit tuaj do t’ju bëjë të famshëm. Njerëzit admirojnë aftësinë tuaj për të krijuar gjëra të bukura. Nëse kurrë nuk keni menduar për të nisur një biznes, tani është momenti që të filloni.
Binjakët21 Maj – 20 Qershor
Një prej vlerave më të mira që posedoni është mirënjohja ndaj gjërave të mira në jetë. Energjinë dhe entuziazmin tuaj e shfrytëzoni për tema të ndryshme. Për këtë shkak jeni të popullarizuar dhe merrni shumë ftesa për grupe. Ju jo vetëm që do të flisni para grupit të ri të miqve, por do të frymëzoheni për transformimin e jetës suaj.
Gaforrja21 qershor – 22 Korrik
Keni nisur një dashuri për vetminë që do t’ju shtyjë të tërhiqeni nga jeta publike për disa orë. Njerëzit gjithmonë mbështeten në ju për të dalë nga problemet, sepse u jepni rehati. Edhe pse nuk është mirë të jeni i kërkuar, këta miq po ua shterojnë energjinë. Kur është e mundur, kushtojini vetes pak kohë. Porosisni për bizhuteri që u ka mbetur në mendje gjatë javëve të fundit.
Luani23 Korrik – 22 Gusht
Miqtë me pozita të larta po promovojnë talentin tuaj. Falë një promovimi në media, juve do të t’ju ofrohet një mundësi për të shkruar ose për të kompozuar muzikë. Të qenit profesionist do të rrisë besimin tuaj. A jeni në kërkim të dashurisë? Do të gjeni një person që i pëlqen të sfidojë status quon. Dëshira e tyre për një botë më të mirë, e kombinuar me fuqinë tuaj, do t’ju bëjë një çift të mirë.
Virgjëresha23 Gusht – 22 Shtator
Duhet të largoni shprehinë e izolimit të vetvetes kur jeta juaj vështirësohet. Urreni të tregoheni vullnetar për të tjerët dhe nuk ju pëlqen që ata të infiltrohen në problemet tuaja. Sa më të afërt që tregoheni me miqtë, familjen dhe kolegët, më të vështirë do ta keni të krijoni një marrëdhënie kuptimplote. Një tip rebel do t’ju befasojë me një iniciativë. Do të befasoheni se sa simpatik është ai person. Nëse bëni një projekt të ri së bashku, mund të keni sukses.
Peshorja23 Shtator – 22 Tetor
Mos e mbroni veten kur personi juaj i dashur fillon të sfidojë vendimet tuaja. Ka disa zbrazëti në logjikën tuaj që kanë nevojë të përmbushen. Nëse i diskutoni problemet, do të jeni në gjendje t’i anashkaloni ato. Bëni plane për gjithçka. Kjo përgatitje mund të rrisë besimin tuaj. Po ashtu do t’i bëjë njerëzit të besojnë në aftësitë tuaja. Tërheqja e investitorëve do të jetë më e lehtë pasi që ata të dëgjojnë propozimet tuaja. Do të jeni shumë i qetë dhe nën kontroll.
Akrepi23 Tetor – 21 Nëntor
Partneri juaj romantik apo i biznesit do të ketë sukses të madh financiar, kjo do të ndikojë në jetën tuaj. Shfrytëzoni këtë mundësi për të blerë gjëra luksoze që më parë as nuk i keni ëndërruar. Për këtë sukses keni ndihmuar edhe ju me përkrahjen tuaj emocionale. Nëse jeni në kërkim të një shtëpie të re, do të gjeni një të përkryer. Vendbanimi i ri do t’ju frymëzojë të tejkaloni kohën e krizës ndërkombëtare.
Shigjetari22 Nëntor – 21 Dhjetor
Vazhdoni t’i përsosni aftësitë tuaja. Keni lindur me talent shumë të madh, por do të jetë e kotë nëse nuk e ushtroni. Shkruani, luani ndonjë instrument ose praktikoni ndonjë lloj sporti për çdo ditë. Nëse duhet t’i lini përgjegjësitë mënjanë, bëjeni. Tani për tani, vetja juaj duhet të jetë prioritet. Me kohë, misioni juaj do t’ju bëjë të ndiheni të vetmuar. Duket sikur askush nuk ka plane për të ardhmen. Por kjo nuk duhet t’ju ndalojë që ta përmbushni potencialin tuaj.
Bricjapi22 Dhjetor – 19 Janar
Grindjet do të jenë pjesë e rrethit tuaj shoqëror. Do të nisë një mosmarrëveshje e vogël mes fqinjëve tuaj, në të cilën ka gjasë të përfshihen edhe njerëzit e tjerë të rrethit. Mos e mbani anën e askujt. Nëse situata përkeqësohet, kërkoni një vend tjetër për të jetuar. Është më mirë të shkoni në ndonjë lagje tjetër. Mbase do të jetë e nevojshme që të përjetoni ndonjë udhëtim, por në këtë krizë pandemie nuk është e preferuar.
Ujori20 Janar – 18 Shkurt
Është shumë e rëndësishme të përballeni me limitet tuaja. Kjo gjë nuk është aspak e lehtë për një person si ju. Kur dikush ju thotë se nuk duhet të bëni diçka, ju vendosni për të kundërtën. Duhet të kujdeseni për veten dhe të mos prisni shumë. Merrni pak pushim dhe relaksohuni. Kjo do t’ju ndihmojë që të kuptoni se ka edhe jetë jashtë punës. Miqtë tuaj janë ndier të vetmuar pa juve.
Peshqit19 Shkurt – 20 Mars
Jeni të mërzitur dhe dëshironi të organizon një aheng të madh. Sidoqoftë, ky tubim nuk është opsioni më i mirë. Ndoshta duhet të organizoni një mbledhim virtual dhe të bëni gëzuar. Në këtë kohë pandemie është e nevojshme lidhja pozitive me të afërmit. Pas përmirësimit të situatës, ju do të organizoni një tubim në oborr.