Fjalë Kyçe

Boshatiset salla e terapisë intensive në spitalin italian, mjekët dhe infermierët shpërthejnë në festë

Boshatiset salla e terapisë intensive në spitalin italian, mjekët dhe infermierët shpërthejnë në festë

Shumë media në Itali e kanë quajtur mrekulli. Spitali i Niguardias, një zonë pranë Milanos, ka mbyllur një nga 5 sallat e terapisë intensive për shkak të zvogëlimit të pacientëve me koronavirus.

27 shtretër, që deri para pak ditësh ishin plot me pacientë të infektuar me COVID-19, tani janë bosh.

Stafi mjekësor për rreth 50 ditë ka luftuar ditë e natë me vdekjen dhe me një fluks që vështirë do të përsëritet sërish.

Gëzimin mjekët dhe infermierët e kanë shprehur në një video në Facebook.

https://www.facebook.com/ASSTGrandeOspedaleMetropolitanoNiguarda/videos/939793483119563/