Qasja e pazakontë e Suedisë për të luftuar pandeminë e coronavirusit po fillon të japë rezultate, sipas epidemiologut të vendit nordik.
Anders Tegnell, arkitekti që qëndron pas përgjigjes relativisht të qetë të Suedisë ndaj COVID-19, u tha medieve lokale se shifrat e fundit mbi shkallët e infeksionit dhe vdekjeve tregojnë se situata po fillon të stabilizohet, shkruan Bloomberg.
Suedia ka lënë shkollat, palestrat, kafenetë, baret dhe restorantet e saj të hapura përgjatë përhapjes së pandemisë. Në vend të kësaj, qeveria u ka kërkuar qytetarëve të veprojnë me përgjegjësi dhe të ndjekin udhëzimet për distancimin shoqëror, transmeton Telegrafi.
Kjo është e paqartë se cila strategji do të rezultojë përfundimisht më e efektshme, dhe madje ekspertët në Suedi paralajmërojnë se është shumë herët për të nxjerrë përfundime. Por duke pasur parasysh dëmin e madh ekonomik të shkaktuar nga bllokime të rrepta, qasja suedeze ka tërhequr interes të konsiderueshëm në të gjithë botën.
Normat e vdekjes
Që nga e diela, Suedia kishte raportuar 1,540 vdekje të lidhura me COVID-19, një rritje prej 29 nga e shtuna. Kjo është dukshëm më shumë sesa në pjesën tjetër të Skandinavisë, por shumë më pak sesa në Itali, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar, si në terma absolut dhe relativ