Fjalë Kyçe

Singapori shënon rekord të rasteve të reja të koronavirusit

Singapori shënon rekord të rasteve të reja të koronavirusit

Singapori i ka regjistruar 1,426 raste të reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara. Kjo është shifra më e lartë që nga fillimi i përhapjes. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në qytetin shtet shkoi në 8,014.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi tha se shumica e të infektuarve të rinj janë punëtorë imigrantë që banojnë në konvikte. Rreth 90 për qind e rasteve kanë qenë të lidhura me këta punëtorë. Deri më tani, në Singapor kanë vdekur 11 persona.

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, numri i të infektuarve në Singapor u rrit nga 2,800 në mbi 8,000 për shtatë ditë. Në këtë qytet jetojnë 5.6 milionë banorë.

Singapori është prej vendeve me numrin më të lartë të të infektuarve në raport me numrin e përgjithshëm të popullsisë. Ky vend i ka 555 të infektuar për 1 milion banorë, shkruan “The Guardian”.