Fjalë Kyçe

Gjermania fillon rihapjen e dyqaneve dhe shkollave

Gjermania fillon rihapjen e dyqaneve dhe shkollave

Për herë të parë në javë kufizimet po lehtësohen në Gjermani.

Dyqaneve të vogla, librarive, garazheve dhe dyqaneve të biçikletave iu lejohet të hapin dyert e tyre, për sa kohë që ato zbatojnë masa distancimi sociale.

Shkollat mbesin kryesisht të mbyllura, por orët e shkollës për t’u diplomuar këtë verë gradualisht do të rifillojnë dhe universitetet do të lejohen të mbajnë provime. Të gjitha masat e tjera të bllokimit do të mbeten në vend.

Gjermania të hënën regjistroi 1.775 raste të reja për 24 orë, ndërsa numri i vdekjeve të lidhura me Covid-19 u rrit me 110 në 4,404, sipas shifrave zyrtare, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.