Fjalë Kyçe

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së: Më e keqja na pret

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së: Më e keqja na pret

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Adhanom Ghebreyesus ka deklaruar të hënën se më e keqja ende nuk ka ndodhur, kur është në pyetje pandemia e koronavirusit.

Ai e ka dhënë këtë paralajmërim teksa shumë shtete kanë nisur t’i zbusin masat e miratuara për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ghebreyesus nuk ka precizuar se përse mendon se mund të përkeqësohet situata pandemike, në kohën kur, sipas të dhënave zyrtare, janë shënuar gati 2.5 milionë të infektuar dhe mbi 168.000 të vdekur.

“Na besoni. Më e keqja është para nesh. Ta ndalim këtë tragjedi. Shumë njerëz ende nuk e kuptojnë këtë virus”, u ka thënë ai gazetarëve në Gjenevë.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së ka theksuar se pandemia e tillë ndodh për herë të parë pas njëqind vitesh dhe ta rikujton “Gripin Spanjoll” të 1918-tës, që kishte lënë deri në njëqind milionë të vdekur.

Por, tani e kemi teknologjinë, mund ta pengojmë katastrofën, mund ta pengojmë një krizë të tillë”, ka thënë ai.