Fjalë Kyçe

OBSH: Vetëm 2-3 % e popullsië globale ka antitrupa kundër Covid-19

OBSH: Vetëm 2-3 % e popullsië globale ka antitrupa kundër Covid-19

Vetëm një pjesë e vogël e popullsisë globale, mbase  2%-3% kanë zhvilluar antitrupa që tregojnë se janë infektuar dhe janë imunë ndaj sëmundjes respiratore COVID-19, të shkaktuar nga koronavirusi i ri.

Këto të dhëna te OBSH-së ulin shpresën se imuniteti i turmës do ta bëjë më të thjeshtë dhe të shpejtë daljen nga izolimi i imponuar shkaku i pandemisë, shkruan“The Guardian.

“Lehtësimi i masave nuk nënkupton fundin e epidemisë”, ka thënë shefi i OBSH-së, mjeku Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë për shtyp në Gjenevë, të mbajtur të hënën e 21 prilllit. “Izolimet thjesht pakësojnë intensitetin e epidemisë”, ka shtuar ai.

Por testet serologjike, të cilat zbulojnë se sa për qind e popullsisë është infektuar dhe ka zhvilluar antitrupa – që do të thotë se janë imunë, sugjerojnë se ky numër është i vogël.

“Të dhënat e deritanishme thonë se një përqindje e vogël e popullsisë së infektuar ka antitrupa”, ka thënë Tedros. “Jo më shumë se 2-3 për qind”.

Deri më tani në të gjithë botën janë shënuar 179 mijë viktima dhe janë regjistruar mbi 2,5 milionë të infektuar.