Fjalë Kyçe

Gold AG në përkrahje të komandantit të njësisë speciale, që u suspendua nga puna

Gold AG në përkrahje të komandantit të njësisë speciale, që u suspendua nga puna

Gold AG i del në krah komandantit të suspenduar, Amir Gërguri.

Të martën janë suspenduar dy zyrtarë policor, për shkak se kanë shkelur masën e kufizimit të lëvizjes, shkruan lajmi.net.

Njëri prej tyre është komandanti i Njësisë Speciale, Amir Gërguri.

Pas këtij lajmi, ka reaguar edhe reperi Gold Ag, i cili publikoi një fotografi të Gërgurit dhe shkruan “Me ty komando”.

Për ndryshe, ashtu sikurse shumë artistë të tjerë edhe Goldi po qëndron i mbyllur në shtëpi, ndërsa shumë plane rreth projekteve të reja i ka pezulluar për momentin.