Fjalë Kyçe

SHBA/ Edhe macet infektohen me Covid-19, konfirmohen rastet e para

SHBA/ Edhe macet infektohen me Covid-19, konfirmohen rastet e para

Koronavirusi përveç njerëzve prek edhe kafshët. Në SHBA pas testimeve është konfirmuar se dy mace kanë rezultuar pozitive me Covid-19.

Sipas asaj që shkruajnë mediat ndërkombëtare dy macet e testuara me Covid-19 po përjetojnë shenja të buta të virusit dhe me shumë mundësi do të shërohen në ditët ne vijim.
Mendohet se dy macet janë infektuar nga njerëzit e familjes që janë kujdesur për to dhe që mund të kenë qenë të kontaminuar me koroanvirus.

Gjithashtu në Nju York pozitivë me koronavirus kanë rezultuar edhe tigrat dhe luanët në kopshtin zoologjik Bronx në Nju Jork u testuan pozitivë për Covid-19.
Ndërkohë autoritetet amerikane thonë se ndërsa duket se disa kafshë mund të kapin virusin nga njerëzit, nuk ka asnjë indikacion që kafshët shtëpiake po e transmetojnë atë te qeniet njerëzore.