Kur bëhet fjalë për koronavirusin, Australia e Jugut tani duhet të konsiderohet ndër vendet më të sigurta në botë. Ky ishte mesazhi i një prej zyrtarëve kryesorë të shëndetit publik të vendit këtë javë, pasi shumë regjione në Australi filluan procesin e ngadaltë të lehtësimit të kufizimeve.
Se shumë australianë do të jenë në një pozitë kaq relaksuese do të ishte e paimagjinueshme vetëm një muaj më parë, gjatë së cilës kohë shkalla e infeksionit në të gjithë vendin arriti në shifra treshifrore.
Por të Premten, i gjithë vendi raportoi vetëm 16 raste të reja, një rënie e ndjeshme krahasuar me pikun prej 460 infeksioneve të reja më 28 Mars.
Kryeministri Australian Scott Morrison tha të Premten se Kabineti do të takohet në 8 maj për të shqyrtuar masat lehtësuese të bllokimit, që mendohet se mund të fillojnë nga data 11 maj.
“Australianët kanë fituar me shpejtësi betejën,” tha Morrison. “Ne kemi nevojë për të rifilluar ekonominë tonë, ne duhet të rigjallërojmë shoqërinë tonë.”
Në disa shtete, virusi është zhdukur plotësisht: Queensland nuk ka raportuar ndonjë rast të ri që nga e hëna, dhe Australia e Jugut nuk ka parë ndonjë infeksion të ri për më shumë se një javë.
“Nuk ka më raste në Australinë e Jugut. Ky është një pikë referimi për ne,” tha Shefi i Shëndetit Publik të Australisë së Jugut Nicola Spurrier me një buzëqeshje të madhe gjatë një konference shtypi të Mërkurën.
Shteti jugor prej 1.6 milion banorësh, vendbanimi i qytetit të pestë më të populluar të vendit, Adelaide, ka raportuar gjithsej 438 raste të konfirmuara me Covid-19, me vetëm 14 raste aktive dhe katër vdekje.
“Unë mendoj se shumë njerëz janë të befasuar në Australi se sa mirë kemi kaluar. Me të vërtetë, kur ju shikoni në të gjitha shtetet dhe territoret, ky është vendi më i sigurt për të qenë në botë, ndoshta përveç Zelandës së e Re,” tha ajo.
Vendi fqinj Zelanda e Re kohët e fundit arriti qëllimin e saj ambicioz të “eliminimit” të koronavirusit, do të thotë se ndërsa shkalla e infeksionit ditor nuk ka arritur ende në zero, vendi është në gjendje të gjurmojë origjinën e secilit rast të ri.