Fjalë Kyçe

Karantinimi apo imunizimi kolektiv, cilat shtete do të dalin më shpejt nga pandemia

Karantinimi apo imunizimi kolektiv, cilat shtete do të dalin më shpejt nga pandemia

Më shumë se tre miliardë njerëz në mbi 80 vende janë në një formë bllokimi dhe më shumë se 185 vende që kanë raportuar se kanë të infektuar shumë njerëz me COVID-19. Megjithatë, në vende të tilla si Suedia, shkollat fillore, bizneset dhe restorantet janë të hapura, dhe në Bjellorusi, presidenti është parë në lojërat hokej dhe lejon biznesin të punojë si zakonisht, shkruan The Hill.

Qeveritë kudo janë përballur me një zgjedhje jo shumë të dëshiruar, një bllokim total të popullatës, apo të krijojë një imunitet kolektiv, ku shumë njerëz rrezikohen nga kjo, prandaj zgjedhja e dytë nuk preferohet shumë nga shtetet, transmeton Telegrafi.

Deri kur do të tolerojë populli bllokimet që paralizojnë ekonominë dhe kufizojnë lëvizshmërinë thelbësore sociale?

Si përgjigje, shumë vende në dukje rreshtohen pas dy strategjive të paprovuara të bazuara në hipoteza kontradiktore të sjelljes së virusit. Asaj të imunitetit kolektiv ose bllokimit total të popullatës.

E para sigurisht është e rrezikshme, sepse mund të jetë shumë fatale për popullatën, ndërsa e dyta nuk siguron se virusi nuk do të shpërndahet kur njerëzit fillojnë të dalin nga izolimi.

Zgjedhja e dytë është e mirë për dy arsye, ruan më shumë popullatën dhe i jep më shumë kohë shkencëtarëve që të punojnë në prodhimin e vaksinës. Por bllokimi total i popullatës e ka edhe koston e vet, sidomos në ekonomi, dhe kjo po shihet edhe sot se sa ka ndikuar izolimi në ekonominë e vendeve në të gjithë botën.

Zgjedhja e parë është zbatuar në shumë vende të botës, pothuajse në të gjitha. Me izolimin e popullatës virusi mund të eliminohej duke gjurmuar secilin person që mund ta ketë virusin. Por izolimi u bë edhe si një arsye që virusi të mos dalë nga shteti në shtet përmes procedurave të rrepta të mbajtjes.

Në vende të tilla si Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Italia dhe Spanja, ku virusi ka kohë që i ka shpëtuar fazës së kontrollit dhe zbutjes, po vendoset një variant i modelit të eliminimit. Këto vende po bëjnë teste të shumta dhe po shohin se cilët persona janë të infektuar dhe me cilët kanë pasur kontakt, në mënyrë që ata të vet-izolohen. Dhe kjo ka bërë që tashmë disa vende ti lehtësojnë masat e rrepta të lëvizjes.

Ndërsa zgjedhja e dytë që është ajo e imunitetit kolektiv praktikohet në mënyrë aktive ose implicite në Suedi, Meksikë dhe Bjellorusi. Supozohet të kontrollohet më së miri përmes përhapjes së menaxhuar të popullatës, duke bërë që virusi të luftohet me imunitetin e fituar nga vet popullata.

Cila prej këtyre hipotezave reciproke ekskluzive është e saktë?

Tani duket se virusi është përhapur më lehtë, por është shumë më pak vdekjeprurës sesa supozohej më parë.

Vdekshmëria nën moshën 65-vjeç nuk është shumë e lartë. Por ajo rritet pak më shumë te personat që janë mbi 75-vjeç, dhe kjo arsyetohet se personat e kësaj moshe dhe më të vjetër kanë një sistem imunitar më të dobësuar.

Pak shkencëtarë e përkrahin imunitetin kolektiv dhe jo bllokimin, ndërsa shumë të tjerë e duan karantinimin. Madje ata që e duan imunitetin kolektiv janë arsyetuar se izolimi nuk është zgjidhje, sepse sikur të ishte ashtu, vendet si Kina, Singapori dhe Japonia nuk do të kishin probleme tashme me valën e dytë nga coronavirusi, por ai do të ishte zhdukur.

Çdo vend duhet të hartojë vet strategjinë e tij, e jo të shoh të tjerë se cfarë po bëjnë dhe të veprojnë ashtu. Kjo garë është më shumë maratonë sesa një sprint.

Garuesit e kësaj gare do të shikohen në fund se kush e ka mirë e kush jo. Karantinimi apo imuniteti kolektiv ishte zgjedhja më e mirë.

Ndoshta sfida më e madhe me të cilën përballen qeveritë është ruajtja e besimit të publikut. Zgjedhja në mes izolimit dhe imunitetit kolektiv ka implikime të thella për perceptimin e rrezikut publik.

Por në fund duhet bërë pyetja: A jemi të përgatitur të mësojmë nga njëri-tjetri në hartimin e një plani kur ndodh pandemia e radhës?