Fjalë Kyçe

Gjermania regjistron shifrën më të ulët ditore të vdekjeve nga Covid-19 në 6 javët e fundit

Gjermania regjistron shifrën më të ulët ditore të vdekjeve nga Covid-19 në 6 javët e fundit

Gjermania regjistroi shifrën më të ulët të viktimave nga Covid-19 brenda 24 orëve që nga data 25 mars, tha qendra e vendit për kontrollin e sëmundjeve.

Sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch, 43 njerëz humbën jetën nga Covid-19 midis të dielës dhe të hënës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 6,692.

Numri i rasteve të reja në Gjermani gjithashtu mbetet relativisht i ulët, me 679 raste të reja të konfirmuara.

Në të njëjtën hapësirë kohore brenda 24 orëve, rreth 2,200 njerëz u shëruan nga virusi.