Fjalë Kyçe

Johnson: Frika se s’do ta shihja kurrë djalin më dha forcë që ta mposht virusin

Johnson: Frika se s’do ta shihja kurrë djalin më dha forcë që ta mposht virusin

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë se frika që nuk do ta shohë kurrë djalin e porsalindur i dha vullnet në luftën kundër koronavirusit.

Politikani 55-vjeçar qëndroi një javë në spitalin St Thomas të Londrës për shkak të infektimit me koronavirus, përfshirë tri ditë në repartin e kujdesit intensiv. Ai të dielën pranoi se mjekët ishin përgatitur që të njoftonin për vdekjen e tij, transmeton Gazeta Express.

Sidoqoftë, gjatë një interviste për “The Sun”, Johnson tha se gjatë asaj kohe është përqendruar në mendime pozitive për të fejuarën shtatzënë, Carrie Symonds, dhe lindjes së fëmijës së tyre.

“Ne të gjithë kemi shumë gjëra për të cilat duhet të jetojmë, shumë gjëra për të bërë dhe nuk do ta fsheh këtë nga ju, po, kam menduar për këtë”, tha ai.

Djali i tij, Wilfred Lawrie Nicholas Johnson, u lind të mërkurën e kaluar, pak më shumë se dy javë pas lirimit të kryeministrit nga spitali.

Ndryshe, emri i mesëm Nicholas djalit i është vënë në nderim të mjekëve që e trajtuan kryeministrin britanik në spital gjatë luftës me koronavirusin.