Rusia vijon të shënojë për të gjashtën ditë radhazi më shumë se 10 mijë të prekur të rinj në ditë nga pandemia e koronavirusit, duke i rritur ndjeshëm shifrat totale të të infektuarve.
Në 24 orët e fundit në Rusi u regjistruan 10, 699 persona të tjerë pozitiv ndaj Covid-19, duke e çuar bilancin total të të infektuarve në mbi 187 mijë.
Gjithashtu u regjistruan dhe 98 vdekje që e çuan numrin e pacientëve që kanë humbur jetën nga koronavirusi në 1723.
Zona më e goditur nga pandemia vijon të jetë ajo e Moskës, ku autoritetet kanë vendosur dhe masat më shtrënguese.