Ministri japonez i mbrojtjes Taro Kono konfirmoi se vendi i tij po përgatit protokollet për një sulm të mundshëm jashtëtokësor.
Zyrtari theksoi se pilotët e forcave vetë-mbrojtëse japoneze nuk kanë gjetur ende UFO, por që protokollet janë duke u vendosur “për të mbuluar mundësinë”, transmeton Telegrafi.
Qeveria e vendit aziatik raportoi se shtatë avionët e saj luftarakë bazë, të cilët shkojnë nga Hokkaido në Okinawa, tashmë janë duke punuar për të identifikuar dhe kontrolluar shikimin e aeroplanëve me origjinë të panjohur.
Sipas NHK, ministri tha që ai nuk beson në UFO, por do të donte të dinte pse Pentagoni lëshoi ato video të mëhershme që tregonte një pjatë fluturuese.
Pas kësaj, ai përmendi se “megjithëse ushtria e saj nuk ka parë ndonjë anijen jashtëtokësore, vendi do të përgatitet për një pushtim eventual”.