Fjalë Kyçe

Turqi: Rreth 90 mijë njerëz shërohen nga koronavirusi

Turqi: Rreth 90 mijë njerëz shërohen nga koronavirusi

Gati 90,000 pacientë deri më tani janë shëruar në Turqi nga koronavirus, tha ministri i shëndetësisë i vendit të Shtunën.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha se numri i përgjithshëm i pacientëve të rikuperuar arriti në 89,480, shkruan Anadolu, transmeton Klan Kosova

Numri i vdekjeve nga pandemia u rrit në 3.739 pasi 50 vdekje të tjera gjatë 24 orëve të fundit teksa janë 3.084 pacientë që u shëruan, tha Koca në Twitter.

Poashtu Turqia regjistroi 1.546 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 137,115.

Rreth 35.605 teste janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke rritur numrin e përgjithshëm të testeve në më shumë se 1.33 milion, shtoi ministri.

Ai theksoi rënien e numrit të pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv dhe rasteve të reja.

Kujtojmë se 3.97 milionë raste janë raportuar në 187 vende që kur virusi u shfaq në Kinë dhjetorin e kaluar, me zonat më të goditura ishin SHBA dhe Evropa.