Fjalë Kyçe

Merkel ka një porosi për të gjithë rreth koronavirusit

Merkel ka një porosi për të gjithë rreth koronavirusit

Kancelarja Angela Merkel të hënën ka bërë thirrje që të respektohen masat bazë, përkundër që Gjermania ka nisur lehtësimin e masave, raporton Reuters.

Ajo ka theksuar se njerëzit duhet të vazhdojnë të mbajnë distancën, dhe të mbulojnë gojën e hundën në mënyrë që ta mbajnë larg vetes koronavirusin, transmeton KOHA.

“Është shumë e rëndësishme për mua që të tërheqim vëmendjen për faktin se po hyjmë në një fazë të re të pandemisë dhe që tani do të jetë i nevojshëm, me gjithë lehtësimin e masave ne duhet të sigurohemi që njerëzit të vazhdojnë respektimin e masave bazike: mbajtjen e distancës, të bartin mbrojtje për gojë dhe hundë dhe të tregojnë konsideratë për njëri-tjetrin”, ka thënë Merkel.