Fjalë Kyçe

Rihapen shkollat në Zvicër

Rihapen shkollat në Zvicër

Mijëra fëmijë në Zvicër të hënën janë kthyer në shkollë, shumë prej tyre të entuziazmuar për ribashkimin me shokët e klasës pas pothuajse dy muajsh shkaku i koronavirusit, megjithëse disa prindër kishin dyshime, raporton Reuters.

Fëmijët e shkollës së Gjenevës “La Tour” duhej të adaptoheshin me ritualet e reja, me prindërit që i lëshonin në një distancë. Klasat gjysmë të mbushura për të reduktuar grumbullimin dhe tavolinat në një distancë prej 2 metrave, transmeton KOHA.

“Vërtet dua të fillojë shkolla sërish sepse më pëlqen dhe gjithashtu më pëlqen shumë edhe mësuesi”, shprehet Heloise, një gjashtë vjeçar në këtë shkollë. Kurse, Yunyi, 7 vjeçar, gjithashtu tha se është i entuziazmuar, derisa u ankua se ishte mërzitur në shtëpi.

Zvicra raportohet se deri më tani ka 30 mijë të infektuar me Covid-19, derisa ka shënuar 1500 viktima. Me rënien e numrit të të infektuarve, Berni, është duke filluar fazën e lehtësimit të masave, me shkollat, dyqanet, muzetë dhe restorantet që hapen këtë javë.

Diane Jolidon, nëna e Heloise, është shprehur se ishte e vështirë të ishe edhe prind edhe mësuese në shtëpi, përderisa edhe punonte. “Ishte mjaft e komplikuar dhe ne jemi të lumtur që ata po kthehen (në shkollë)”, është shprehur ajo.

Por, disa prindër shprehnin dyshimet e tyre dhe ishin të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve të tyre. E disa të tjerë kanë vendosur për mësimin në shtëpi.

Hieianh, nënë e dy fëmijëve, tha se është e frikësuar për flasin e saj që ka probleme me gjakun. “Sigurisht se do të donim t’i dërgonim fëmijët tanë në shkollë pasi është e tmerrshme të qëndrosh gjithë ditën në shtëpi. Jam shumë konfuze në këto momente”, thotë ajo.

Kurse Linda Bapst, thotë se djali i saj 3-vjeçar, që u kthye në çerdhe ditën e hënë, ishte në ankth sepse kishte për të hyrë në ndërtesë vetëm për herë të parë.