Fjalë Kyçe

Trumpi përplaset zëshëm me gazetarë – ndërpret konferecën e shtypit

Trumpi përplaset zëshëm me gazetarë – ndërpret konferecën e shtypit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka ndërprerë konferencën e tij të shtypit të hënën, pas polemikës me një gazetare aziatike-amerikane, me ç’rast i ka kërkuar asaj “t’ia shtrojë Kinës” atë pyetje, duke refuzuar më pas t’ia japë mundësinë për ta shtruar pyetjen një gazetareje tjetër.

Weijia Jiang, korrespondente e CBS Neës për Shtëpinë e Bardhë, ka pyetur se përse presidenti e sheh testimin për koronavirus si garë globale, marrë parasysh se mbi 80.000 amerikanë kanë vdekur.

“Mbase kjo është pyetje që duhet t’ia bësh Kinës”, i ka thënë Trumpi Jianigut, që ishte lindur në Kinë, por kishte ardhur në SHBA në moshën dyvjeçare. “Mos më pyet mua. Pyete Kinën, ani?”, raporton CNN, transmeton KOHA.

Trumpi më pas kishte tentuar që t’ia japë fjalën Kaitlan Collinsit, gazetares së CNN-it, por Jiang kishte ndërhyrë.

“Zotëri, përse po ma thuani këtë bash mua?”, e ka pyetur Jiangu.

“Po ju them juve”, është përgjigjur Trumpi. “Nuk po i them askujt në mënyrë specifike. Po i them secilit që shtron pyetje të pakëndshme”.

Trumpi më pas është munduar sërish që të marrë pyetje prej një gazetari tjetër. Collinsi, që ia kishte dhënë Jiangut mundësinë për ta bërë pyetjen e dytë, i ishte afruar mikrofonit.

“I kam dy pyetje”, ka thënë Collins, por Trumpi nuk i ka lejuar t’i shtrojë ato, duke e ndërprerë më pas konferencën e shtypit.

Presidenti i SHBA-së më pas është qortuar ashpër nga kritikët, për qasjen e tij.

Senatori nga Vermonti, Bernie Sanders e ka quajtur këtë përplasje “bukur patetike”.