Fjalë Kyçe

Evropa hap kufijtë për turizmin

Evropa hap kufijtë për turizmin

Komisioni Evropian ka propozuar hapjen graduale të kufijve për rimëkëmbjen e industrisë së turizmit që është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Komisioni ka bërë të ditur se një veprim i tillë paralajmëron se sivjet do të ketë sezon turistik, ani pse me masa të larta sigurie dhe kufizime.

Kufijtë nëpër BE janë mbyllur, përfshirë edhe ata të zonës Schengen.

Mirëpo gjatë javës së fundit një sërë shtetesh kanë filluar hapjen, transmeton KOHA.

Austria dhe Gjermania janë dy vendet e para që kanë nënshkruar marrëveshje për heqjen e masave kundër udhëtimit.

Që nga e premtja nëpër kufijtë e BE-së zbatohen kontrolle të zakonshme, derisa më 15 qershor lëvizja do të jetë plotësisht e lirë.

Në një paralajmërim të mëhershëm, Komisioni Evropian ka vlerësuar se industria e turizmit do të pësonte rënie prej 40 për qind.