Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së Robert O’Brien beson se Kina mund të përpiqet të vjedhë vaksinën kundër koronavirusit nga Uashingtoni.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara ka shumë të ngjarë të jenë të parat që bëjnë një vaksinë.
Në një intervistë për CBS, O’Brien tha se Kina ka “përvojë të shkëlqyeshme me vjedhjen e sekreteve amerikane dhe pronës intelektuale, duke shkelur teknologjitë amerikane”.
Sipas tij, ka informacione që Kina dyshohet se është e angazhuar në spiunazh dhe po përpiqet të gjejë “studiues dhe teknologji”.
O’Brien akuzoi edhe një herë Kinën se po fsheh informacionet për origjinën e koronavirusit që ka prekur pothuajse të gjithë botën që nga shpërthimi i saj në dhjetor të vitit të kaluar.